Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

Presidenti rus Vlladimir Putin po kërkon me ngulm që gratë ruse të lindin më shumë fëmijë, madje duke rikthyer titullin e epokës sovjetike “Nëna Heroinë” për gratë që lindin të paktën 10 fëmijë. Rusia po përballet me një krizë të rëndë demografike: shkalla e lindshmërisë ka rënë në 1.352 fëmijë për grua. Në vitin 2025 u regjistruan vetëm rreth 1.19 milionë lindje – niveli më i ulët që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe shumë larg nivelit 2.1 që nevojitet për të mbajtur popullsinë. Ndërsa aborti mbetet i lejuar me ligj në nivel kombëtar, autoritetet po e vështirësojnë qasjen nëpërmjet masave të reja, shkruan revista amerikane Newsweek. Më 24 tetor, Putin urdhëroi qeverinë të gjejë mënyra që faqet e internetit për mbështetjen e shtatzënisë të...