VIDEO/ Goli i parë në karrierë me fanellën e Milanit, Jashari shënon gol spektakolar në Serinë A

VIDEO/ Goli i parë në karrierë me fanellën e Milanit, Jashari shënon gol spektakolar në Serinë A

Pas një sezoni me fanellën e Milanit, Ardon Jashari ka arritur më në fund që të gjejë rrugën e rrjetës. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e tretë të takimit mes kuqezinjve dhe Frozinones. I gjendur në hyrje të zonës dhe nën presionin e mbrojtësit kundërshtar, Jashari nuk e ka menduar dy herë të godasë portën. Gjuajtja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë, duke shënuar kështu një gol spektakolar. Ky ishte edhe i pari në karrierë me fanellën e klubit legjendar të Serisë A, Milanit. Ndërkohë, ndeshja është ende duke u luajtur në “San Siro”./Sport Ekspres/ ARDON JASHARIII. 3-1!!! ANOTHER ASSIST FROM ADRIEN RABIOT ? https://t.co/1ibCPKD1vR — Milan Wire (@MilanWireX) November 22, 2026