Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat, ndalet edhe Teuta, përfitojnë Besëlidhja, Kamza e Tirana

Vllaznia pëson humbjen e parë në kampionat, ndalet edhe Teuta, përfitojnë Besëlidhja, Kamza e Tirana

Pas gjashtë fitoresh radhazi, skuadra e Vllaznisë pësoi humbjen e parë në Superligë. Shkodranët u mundën 102-81 nga Skënderbeu, në takimin e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtarm, luajtur në Pogradec. Fitore të thellë korri Besëlidhja kampione, që në Elbasan fitoi 147-59 ndaj skuadrës vendase. Ndeshje në sens unik, ku për lezhjanët 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Knott me 24 pikë shënuesi më i mirë). Tirana fitoi 83-79 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, një fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu. “Të kuqtë” udhëhiqnin 43-34 pas pjesës së parë, por në të dytën erdhi përmbysja e Tiranës, që arriti të korrë një fitore të madhe. Fitore të rëndësishme korri skuadra e Kamza Basket, që mundi 98-94 Teutën, duke u ngjitur në vendin e dytë, me...