Milan nuk përmbahet ndaj Frosinone. Jashari e bën “sefte”. Gola dhe spektakël në “San Siro” (video)

Milan nuk përmbahet ndaj Frosinone. Jashari e bën “sefte”. Gola dhe spektakël në “San Siro” (video)

Milan ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, pasi mundi 5-1 Frosinone-n në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të. Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Gabriele Calvani që dërgoi në portën e tij, pasimin e Adrien Rabiot. Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve që dyfishojnë shifrat me Goncalo Ramos, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 25-të, Frosinone rihap takimin me golin e shënuar nga Patrizio Masini. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Milanin. Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë, që shënuan edhe tre herë të tjera. Ardon Jashari i sapo futur në fushë zi zëvendësues shënon...