Nga ligji i sponsorizimit e deri te nëntor i suksesshëm për Kombëtaret. Rrëfehet Armand Duka

Nga ligji i sponsorizimit e deri te nëntor i suksesshëm për Kombëtaret. Rrëfehet Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel”. Në një bisedë me gazetarin Endi Tufa, ai ka folur për zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, ecurinë e ekipeve Kombëtare dhe sfidat që ka përpara sporti në vendin tonë. Një vëmendje të veçantë në intervistë zë projektligji për sponsorizimet dhe donacionet, të cilin Presidenti Duka e konsideron një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit shqiptar, por që, sipas tij, duhet të përmirësohet për të qenë realisht funksional. Ai thekson nevojën për më pak burokraci, më shumë siguri për bizneset që investojnë në sport dhe një mekanizëm që garanton mbështetje të qëndrueshme për klubet, akademitë dhe infrastrukturën sportive. Kreu i qeverisë së futbollit ndalet gjithashtu te rezultatet...