‘80 gropa në rrugën e Zallës’/ Aulon Kalaja: Kjo është fytyra e investimeve të Bashkisë Krujë

‘80 gropa në rrugën e Zallës’/ Aulon Kalaja: Kjo është fytyra e investimeve të Bashkisë Krujë

Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës kryesore në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku sipas tij, infrastruktura është lënë prej kohësh në degradim të plotë. Përmes një videoje nga terreni, Kalaja tregon dhjetëra gropa përgjatë aksit rrugor, duke theksuar se në këtë rrugë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët që frekuentojnë shkollën dhe kopshtin e fshatit. Sipas numërimit të bërë prej tij, nga hyrja e Zallës deri te shkolla janë plot 80 gropa, ndërsa situata rëndohet edhe nga papastërtitë dhe problemet e mëparshme me tubacionet e ujërave të zeza. Kalaja ngre shqetësimin për rrezikun që u kanoset banorëve, veçanërisht fëmijëve, dhe ironizon mungesën e ndërhyrjes në këtë fshat, pavarësisht rëndësisë së tij për zonën e Fushë-Krujës. Kalaja: Ju...