EMRI/ U plagos me thikë në fshatin Neviçisht, 30-vjeçari deklaron se u sulmua nga disa persona

EMRI/ U plagos me thikë në fshatin Neviçisht, 30-vjeçari deklaron se u sulmua nga disa persona

Një plagosje me thikë është regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, ku i dëmtuar ka mbetur 30-vjeçari Anxhelo Brisku. Ai ka marrë tre plagë në trup, në zonën e shpatullës dhe të kurrizit, dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari raportohet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mësohet se Brisku ka deklaruar para mjekëve se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe motivet e plagosjes. Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me...