I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!
Është mbyllur pa asnjë akuzë hetimi i tokave ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin. Burimet i thanë TCH se pasi prokurori i dosjes Dritan Prençi shpalli mos kompetencën dhe e kaloi dosjen nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit, hetuesit dolën në rezultatin se Çyrbja si ish-regjistrues i pronave, nuk ka kryer asnjë vepër penale. SIPAS kronologjisë së veprimeve hetimore, ish-deputetit ju hapën problemet e para me SPAK me këtë çështje, që tani u mbyllën. Në dosjen ku shpallet pushimi i hetimeve për Çyrbjen, Prokuroria deklaron se nuk provohet që ish-funksionari të ketë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve, nuk ka pasur dijeni për falsitetin e tyre dhe nuk ka bashkëpunuar me të tjerë për përfitim personal gjatë regjistrimeve...
Burimi:
javanews.al