Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!
FK Kukësi ka reaguar zyrtarisht pas incidenteve të rënda të regjistruara gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Orikut, duke denoncuar dhunën fizike ndaj futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit teknik të skuadrës verilindore. Sipas deklaratës së klubit, gjithçka ka nisur në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ku një lojtar i KF Orikut dyshohet se ka fyer dhe goditur pjesëtarë të stafit teknik të Kukësit. Situata më pas është përshkallëzuar, pasi në incident janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë të ekipit vendas, të cilët, sipas pretendimeve të Kukësit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj lojtarëve të tyre, duke u shkaktuar dëmtime të dukshme. Postimi: Futboll Klub Kukësi dënon me vendosmëri aktet e dhunës së ndodhura gjatë pushimit të pjesës së parë...
Burimi:
gijotina.com