E ardhmja e Rashicës, sulmuesi mund të ndërrojë ekip

E ardhmja e Rashicës, sulmuesi mund të ndërrojë ekip

E ardhmja e Milot Rashicës te Beshiktasi duket se po shkon drejt një kapitulli të ri, pasi futbollisti kosovar mund të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, nëse realizohet largimi i tij, gjithçka tregon se Rashica do të mbetet në futbollin turk, pa e ndryshuar kampionatin. Interesimi për shërbimet e lojtarit të përfaqësueses të Kosovës vjen nga Eyupspori, klub që thuhet se e ka vendosur në listën e objektivave për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos dimërore. Sipas raportimeve të disa mediumeve turke të publikuara të dielën, drejtuesit e Eyupsporit janë duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të anësorit kosovar.