VIDEO/ Milan argëtohet ndaj Frosinones, gola dhe show kuqezi në Serie A
Milan ka marrë një fitore të thellë ndaj Frosinones, duke triumfuar 5-1 në kuadër të javës së 12-të të Serie A. Kuqezinjve iu deshën vetëm katër minuta për të kaluar në epërsi. Gabriele Calvani shënoi në portën e gabuar, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës vendase. Në minutën e 19-të, Gonçalo Ramos realizoi golin e dytë, pas një aksioni të bukur ofensiv, duke e çuar rezultatin në 2-0. Megjithatë, Frosinone nuk u dorëzua dhe në minutën e 25-të arriti të ngushtonte diferencën në 2-1, me Patrizio Masinin që riktheu përkohësisht shpresat e mysafirëve. Protagonist u bë edhe mesfushori shqiptar Ardon Jashari me golin e tij. Vetëm 12 minuta më vonë, në minutën e 60-të, Alphadjo Cisse realizoi golin e katërt për Milanin, pas një...
Burimi:
gijotina.com