Atletico Madrid rikthehet te fitorja. Gjithçka e lehtë në transfertën ndaj Getafe (video)

Atletico Madrid rikthehet te fitorja. Gjithçka e lehtë në transfertën ndaj Getafe (video)

22 Nëntor 2026 22:54 Telesport Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi mundi 0-3 Getafe në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të. “Colchoneros” e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin duke gjetur golin që në minutën e 10-të, ku pas një asisti të Julian Alvarez, ishte Alex Baena që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zonës. Në minutën e 30-të, Atletico dyfishon shifrat me Johnny Cardoso, i cili e kishte të lhetë të shënonte pas krosimit të Alvarez nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të portierit vendas, Soria. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Atletico-n. Në pjesën e dytë, Atletico administroi në mënyrë perfekte rezultatin dhe shënoi golin...