Ndeshje e çmendur në Bergamo, Inter digjet në fund. Atalanta merr një barazim spektakolar (video)

Ndeshje e çmendur në Bergamo, Inter digjet në fund. Atalanta merr një barazim spektakolar (video)

Përballja mes Atalantës dhe Interit, e vlefshme për javën e 12-të në Serie A, ka dhuruar plot 8 gola, pas një barazimi të çmendur 4-4. Sfida në Bergamo u zhbllokua në minutën e 16-të, ku zikaltrit gjetën avantazhin me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, ku goditja e devijuar e Nicolo Barella përfundoi në këmbët e sulmuesit zikaltër, i cili e dërgoi me sukses në rrjetë. Në minutën e 32-të, ishte sërish Esposito që gjeti golin për Interin. Këtë herë duke shënuar me kokë, pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e këndit. Në minutën e 33-të, vjen lajmi i keq për zikaltrit. Dëmtohet Hakan Calhanoglu dhe në vend të tij futet kroati Petar Sucic. Vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejt duke ngushtuar...