Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë të mitur mbetën të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 11:00, në zonën e Prata di Pordenone. E reja po shoqëronte fëmijët drejt Villanova-s, ku do të merrnin pjesë në festën e 10-vjetorit të ditëlindjes së nipit të saj. Sipas informacioneve paraprake automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni, e cila u shemb dhe depërtoi në pjesën e përparme të automjetit. Përplasja ishte aq e fortë sa makina përfundoi e përmbysur mbi strukturën prej betoni. Emanuela mbeti e bllokuar...
Burimi:
argjiroja.net