Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

Takimi i kryeministrit Edi Rama me një grup studentësh që mbështesin protestat shkaktuan një lumë sulmesh në rrjetet sociale. Të rinjtë që zgjodhën të përballen me kreun e qeverisë në një diskutim të drejtpërdrejtë janë bërë shënjestër linçimi. Vetë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, i ka marrë në mbrojtje studentët e sulmuar, duke e quajtur të papranueshme atë që ndodh online. “Si mundet që FJALA, ajo me të cilën fillojnë Librat e Shenjtë, të të kthejë në viktimë të një persekutimi publik, të organizuar nga profile me maska të zeza, që i japin vetes një mandat të pamandatuar nga askush, aq më pak nga ndonjë organizim demokratik?!”, tha Kumbaro. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kumbaro dënon gjuhën e përdorur ndaj të rinjve,...