Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian
58 laureatë të Çmimit Nobel mobilizohen për të shpëtuar jetën e kampionit iranian të boksit, të dënuar me vdekje Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel, mes tyre presidentë dhe ish-presidentë fitues të Nobelit për Paqen, shkencëtarë dhe shkrimtarë të shquar botërorë, kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët për të shpëtuar jetën e Mohammad Javad Vafaei Sani, kampionit iranian të boksit dhe të burgosurit politik të dënuar me vdekje. Duke përshëndetur dhënien e Çmimit Ndërkombëtar Magnitsky për të Drejtat e Njeriut 2026, ata i kanë bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverive të botës të ndërmarrin veprime urgjente për të parandaluar ekzekutimin e tij. Laureatët theksuan se ky çmim duhet të shërbejë si pikënisje për një fushatë ndërkombëtare për shpëtimin e jetës së tij...
Burimi:
javanews.al