Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale
Për tetë net, festivali solli para publikut shfaqje që i dhanë jetë skenës së “Migjenit”, në edicionin e parë me emrin “Tano Fest”, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Tano Banushit. Mes atmosferës festive të këngës dhe humorit, festivali përmbylli në Shkodër një rrugëtim artistik që prej tetë ditësh jehon në teatrin “Migjeni”. Por, në natën e yjeve, disa duartrokitën më shumë. Juria, e përbërë nga Zyliha Miloti, Arian Çuliqi, Julian Deda, Romir Zalla dhe Primo Shllaku, shpalli “Shfaqjen më të Mirë” komedinë “Gomerët e Trojeve”, me regji të Gent Bejkos dhe interpretim të trupës së Teatrit “Migjeni”. Festivali i dha 100-vjetorit të Tano Banushit vendin që meriton në jetën kulturore të qytetit. Përmes shfaqjeve dhe takimit të artistëve me publikun, Shkodra e nderoi aktorin në...
Burimi:
javanews.al