Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

22 November, 2026 - 20:25 Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë të zgjedhur nga Kongresi i Manastirit të vitit 1908. Kryeministri publikoi Foton e Ditës, të shoqëruar me diçiturën “në shtëpinë e Kongresit të Manastirit” e realizuar sot gjatë vizitës së tij në shtëpinë-muze të Kongresit dhe Alfabetit. Fotografia i referohet një prej momenteve të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, ku përfaqësues shqiptarë nga qytete dhe shoqëri të ndryshme u mblodhën për të diskutuar dhe vendosur mbi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe. Kongresi që u mbajt nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, ishte një kongres mbarëkombëtar. Kongresi i Manastirit, i njohur edhe...