Kumbaro: Gjuha shqipe, pasuri që përcillet brez pas brezi
22 November, 2026 - 19:15 Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka përcjellë një urim sot, në Ditën e Alfabetit, duke e vënë theksin te rëndësia e gjuhës amtare si pjesë e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro thekson se alfabeti është trashëgimi e brezave dhe një element që bashkon shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë. “Ka 36 shkronja që na mjaftojnë për të thënë gjithçka, për të treguar historinë tonë, për të ruajtur kujtesën, për të shkruar mendimet, për të imagjinuar të ardhmen dhe pikërisht sot festojmë alfabetin që na bashkon në një gjuhë, pavarësisht ku jetojmë e ku na çon jeta, si një trashëgimi që e marrim nga brezat para nesh dhe që e pasurojmë çdo ditë”, shkruan ministrja. Sot...
Burimi:
kultplus.com