Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një konferencë për mediat në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së komisionit. Xhafaj u shpreh se ky Komision i Posaçëm e ka përmbushur qëllimin, ndonëse pati një mandat të kufizuar në vetëm 14 muaj dhe me periudhë elektorale në mes. Xhafaj: Komisioni me dokumentet e hartuara dhe të miratuara adresoi një sërë poblematikash dhe vendosi piketa të qarta aq të domosdoshme për përballjen me 3 sfida kyç të zhvillimit, Mirëqëverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit, thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës....