Përfundoi në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, Balliu gjen fajtorët: Skemë e organizuar nga Policia, Rama dhe banditë të tjerë, përdorën partinë e ‘Qorrave’
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pasi u përzu mbrëmjen e sotme nga protesta dhe u detyrua të fytej përmes Lanës për t’i shpëtuar sulmeve të protestuesve të maskuar. Përmes një video-mesazhi Balliu shprehet se është e vërtetë që ka pasur një përballje dhe janë sulmuar disa qytetarë. Ai thotë se incidenti ishte i mirëorganizuar nga Qeveria dhe Policia, duke përdorur sipas tij aktivistë të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit, të cilët sipas tij janë në shërbim të mazhorancës. Teksa shprehet se qeveria socialiste është në ditët e saj të fundit, Balliu thekson se nuk ka skemë të kryeministrit Edi Rama që ta ndalojë të përballet me qeverinë. Reagimi i Klevis Balliut: Me zhurmën e fundit mediatike të mediave të qeverisë, më...
Burimi:
ntv.al