Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik në Lezhë, rrezikohen banesat
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi pranë zonës së banuar, në afërsi të nënstacionit elektrik të Lezhës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe infrastrukturën elektrike në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë intensivisht për të kontrolluar dhe shuar zjarrin, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij më tej.