Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës

Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës

Një zonë pyjore në Malaj të Mirditës është përfshirë ditën e sotme nga një zjarr masiv. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikësë dhe prej dy orësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses, ndërsa dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Një vatër zjarri u raportua më herët gjatë ditës në Karbunarë në disa plantacione me agrume dhe ullishte. Flakët e përhapura edhe nga era e fortë, kanë djegur edhe disa magazina të vogla të fermerëve të zonës.
Burimi: Gijotina.com