Përfshihet nga flakët një pallat në Astir

Përfshihet nga flakët një pallat në Astir

Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik te banorët. Nga ngjarja nuk raportohet pr persona t lnduar. Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike. “Rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi policia.
Burimi: Gijotina.com