Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përfshihet nga flakët një automjet në ecje në Qafë-Thanë, shkrumbohet plotësisht
Një automjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të Qafë-Thanës. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies të zjarrit. Njoftim i Policisë: Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.