Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme
Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës në një kafene në rrugën “Kastamonis” në zonën Nea Ionia të Athinës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale. Flakët e nisura në katin përdhes u përhapën me shpejtësi drejt tre kateve të mësipërme të ndërtesës, duke detyruar banorët të evakuoheshin me urgjencë. Për shuarjen e flakëve dhe realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit ndërhynë 18 zjarrfikës me pesë automjete si dhe një mjet special me shkallë. Ekipet e emergjencës arritën të nxirrnin shëndosh e mirë disa qytetarë që kishin mbetur të bllokuar në ballkone apo që po tentonin të kalonin përmes tymit intensiv. Banorë të zonës dëshmuan se zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm në...
Burimi:
javanews.al