Përfshihen nga flakët edhe pyjet e fshatit Zhulat në Gjirokastër

Përfshihen nga flakët edhe pyjet e fshatit Zhulat në Gjirokastër

PAMJE NGA VENDNGJARJA GJIROKASTËR-Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të fshatit Zhulat në Bashkinë Gjirokastër që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në operacion janë angazhuar 14 zjarrfikës, 20 ushtarë të Forcave të Armatosura, 7 forca nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe 30 punonjës nga Bashkia Gjirokastër. Të gjithë efektivët në terren po përballen me vështirësi të mëdha, pasi për të mbërritur në vatrën e zjarrit nevojiten rreth 4 deri në 5 orë ecje me këmbë për shkak të terrenit të thyer.