“Përdorimi i kartës nuk është mëkat”/ Kryemadhi ironizon Tedi Blushin: I largoi njerëzit nga Meta, mos do takat dhe fustanin tim?

“Përdorimi i kartës nuk është mëkat”/ Kryemadhi ironizon Tedi Blushin: I largoi njerëzit nga Meta, mos do takat dhe fustanin tim?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes lidhur me shpenzimet e kartave, të përmendura në dosjen e SPAK. Përdorimi i kartës nuk është mëkat u shpreh Kryemadhi, por transparencë. Kryemadhi ironizoi edhe Tedi Blushim, pasi sipas saj mori gjithçka nga Partia e Lirisë. “Nuk i përgjigjem z. Meta, ju përgjigjem atyre që e izolojnë dhe manipulojnë Metën. Përdorimi i kartës nuk është mëkat, është transparencë. Marrëdhënia ime me kushëririn tim Adrian Shatkun është familjare. Njerëzit që informojnë Metën kanë një qëllim. Unë mendoj se arrestimi i tij është politik, urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros....
Burimi: Top-Channel.tv