Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria kineze: Thellim i bashkëpunimit

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria kineze: Thellim i bashkëpunimit

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës. Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, sipas Ministrisë. “Kjo do të jetë stërvitja e parë e përbashkët midis ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai. Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare. Beogradi zyrtar...