Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Për herë të 6-të, Kuvendi i Kosovës mblidhet për zgjedhjen e kryetarit
👁11697
Sot do të zhvillohet vazhdimi i seancës konstituive dhe në rend dite është zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve të Kosovës. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka caktuar për sot vazhdimin e seancës pasi të mërkurën për të tretën herë Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk kanë emër tjetër për kreun e Kuvendit, partitë opozitare kanë theksuar se Haxhiu nuk është person unifikues dhe si e tillë nuk do të votojnë për kryeparlamentare. Ky është vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë.