“PENSION PËR FËMIJËT” NË GJERMANI? Ja si pritet të funksionojë skema e re
🇩🇪 **Gjermania planifikon “pensionin e hershëm” për fëmijët – shteti do të paguajë 10 euro në muaj** Gjermania po përgatitet të prezantojë një skemë të re të quajtur **“Frühstartrente”**, përmes së cilës shteti planifikon të kontribuojë me **10 euro në muaj për çdo fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç**, me qëllim krijimin e një kapitali për pensionin e ardhshëm. Sipas projektligjit të qeverisë gjermane, kontributet do të investohen në një **llogari të veçantë pensioni të bazuar në kapital**, ndërsa prindërit ose të afërmit do të kenë mundësi të bëjnë edhe kontribute shtesë. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë Federale të Financave, vetëm nga kontributet shtetërore prej 10 eurosh në muaj, kapitali mund të arrijë në rreth **53 mijë euro deri në moshën 65-vjeçare**, nëse investimet...
Burimi:
lajme.al