Pëllumbat e Paqës
Ekspozitë kolektive e Unionit të Artistëve pa Kufij · 2026, u hap mbrëmë në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. “Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu” Ilir Muharremi, kritik i artit Paqja nuk është thjesht heshtje pas zhurmës së armëve, as vetëm mungesë e konfliktit. Ajo është një ideal njerëzor, një aspiratë e përhershme dhe një gjuhë universale që kapërcen kufijtë kulturorë, politikë dhe gjuhësorë. Paqja ndërtohet mbi dinjitetin njerëzor, mirëkuptimin dhe respektin për tjetrin. Në këtë frymë, Unioni i Artistëve pa Kufij (U.A.P.K.) sjell para publikut ekspozitën kolektive “Pëllumbat e Paqës”, ku penelata, ngjyra, linja dhe forma shndërrohen në zëra të shpresës, lirisë, dinjitetit dhe bashkëjetesës.Pëllumbi, si simbol i paqes, ka një histori të gjatë në imagjinatën kulturore dhe artistike të njerëzimit....
Burimi:
kultplus.com