Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Takim në Kuvend me ambasadorët e vendeve partnere: Peleshi nënvizon rolin e diplomacisë parlamentare për integrimin në BE Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorët dhe Grupet e Miqësisë me vendet e njohura si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, Austrinë, Çekinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Kroacinë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Në fjalën e tij, Peleshi i cilësoi këto vende si partnere të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbështetëse të vazhdueshme të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Ai nënvizoi se bashkëpunimi parlamentar është një urë e rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale dhe për mbështetjen e ritmit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Bashkëpunimi parlamentar është një urë e rëndësishme për marrëdhëniet tona dhe për të mbështetur ritmin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” – u shpreh...