PD përçau protestën? Berisha e mohon: Kemi kontribuar me masa konkretë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar pretendimet se PD po përpiqet të përçajë protestën, pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit mes militantëve të kësaj force politike dhe protestuesve në Tiranë. Pavarësisht refuzimit që mbështetësit e PD-së kanë hasur sërish nga një pjesë e protestuesve, Berisha deklaroi se partia që drejton ka qenë mbështetëse e tubimit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për t’u ardhur në ndihmë pjesëmarrësve. Ai bëri të ditur se qindra studentë dhe protestues kanë marrë mbështetjen e PD-së në komisariate dhe spitale, ndërsa zyrat ligjore të partisë u kanë ofruar shërbime mbi 600 protestuesve. Berisha hodhi poshtë çdo pretendim për përçarje, duke theksuar se PD do të vijojë të mbështesë protestën dhe të bashkëpunojë me të gjithë ata që kundërshtojnë qeverisjen...
Burimi:
ntv.al