PD nuk tërhiqet/ Berisha: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe mbështetësve të PD-së gjatë tubimit të së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se personat që shkaktuan incidentet nuk ishin studentë, por individë të paguar nga qeveria për të provokuar dhe për të krijuar tensione. Ai deklaroi se disponon edhe emrat e personave që, sipas tij, qëndronin pas incidenteve, por nuk pranoi t’i publikonte, duke argumentuar se kjo mund të interpretohej si sulm personal. “Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t’ua them, por vetëm për hir të asaj që s’po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht...
Burimi:
ntv.al