Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD nuk bie dakort/ Del kundër ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”
Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e opozitës dhe një grupi organizatash të shoqërisë civile kundër ndryshimeve të fundit në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”. Partia Demokratike pretendon se këto ndryshime bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Sipas saj, nëse ndryshimet hyjnë në fuqi, ato mund të hapin rrugën për ndërtime të ndryshme në zona që më parë kanë qenë të mbrojtura, pra të paprekshme. Ndryshimet në ligj, të miratuara në fillim të vitit, janë kundërshtuar fort nga PD dhe një sërë organizatash mjedisore, me argumentin se ato rrezikojnë dëmtimin e natyrës dhe të biodiversitetit. Pak para seancës...