PD depoziton në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

PD depoziton në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

dokumenti TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Propozimi shoqërohet nga një relacion prej 168 faqesh, ku PD propozon që Shqipëria të organizohet në 100 bashki dhe 12 qarqe. "Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive. Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki funksionale aty ku ato janë të nevojshme për të krijuar: më shumë afërsi, më shumë demokraci, më shumë përgjegjshmëri, më shumë shërbime, më shumë autonomi dhe më shumë zhvillim. Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie....