Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, një ditë përpara se ekzekutivët e industrisë së kriptomonedhave të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Rezerva do të krijohet me bitcoinët që qeveria federale ka konfiskuar nga procese kriminale dhe civile tha i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat David Sacs përmes një postimi në median sociale X.
Pjesëmarrësit në Samitin Kripto të Shtëpisë së Bardhë ditën e Premte presin që evenimenti të shërbejë si një platformë ku Trump formalisht do të zbulojë planet e tij për ndërtimin e një rezerve strategjike që përmban bitcoin dhe katër kriptomonedha të tjera.

Në fillim të javës Trump zbuloi emrat e këtyre kriptomonedhave: Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Sacks tha se qeveria federale ka një strategji për të maksimizuar vlerën e këtyre aseteve dhe kësaj rezerve pa ofruar më tutje detaje.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të shesin asnjë bitcoin të depozituar në rezervë. Do të mbahet për të ruajtur vlerën. Rezerva shërben si një kasafortë dixhitale për kriptomonedhën që konsiderohet ar dixhital,” tha Sacks.

Urdhri ekzekutiv i Trump gjithashtu kërkon nga Thesari të zhvillojë strategji neutrale të buxhetit për blerjen e më shumë bitcoin në mënyrë që të mos bëhet barrë e taksapaguesve Amerikanë.
Gjithashtu do të krijohet një stok i aseteve dixhitale krijuar dhe zhvilluar në SHBA ku përfshihen kriptomonedha të tjera përveç Bitcoin por qeveria nuk do të shtojë asete përtej atyre që janë konfiskuar nga veprime ligjore tha Sacks.
Pas postimit të Sacks Bitcoin ra me 5 përqind në 85 mijë ndërsa aktualisht këmbehet me 89.094 dollarë sipas CoinMarketCap.
Premtimi i Trump për një rezervë strategjike dhe pritshmëritë për rregullim më të lehtë të industrisë e kishin parë rritjene Bitcoin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 109,071.86 dollarë në janar. Sacks tha se Shtetet e Bashkuara postojnë afro 200 mijë bitcoin dhe shitja e tyre në të kaluarën ka bërë që vendit të humbasë 17 miliardë dollarë.
/PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente