Telefoni i shumëpërfolur iPhone 17 Air ishte ideuar nga Apple pa asnjë portë

Telefoni i shumëpërfolur iPhone 17 Air ishte ideuar nga Apple pa asnjë portë

I ashtuquajturi iPhone 17 Air, i cili spekulohet se do të debutojë në Vjeshtë, thuhet se do të jetë iPhone më i hollë prodhuar ndonjëherë nga Apple.

Por nëse kompania do të ndiqte planet fillestare për pajisjen, tipari i hollësisë nuk do të ishte elementi më i spikatur i telefonit. Në buletinin “Power On”, Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple kishte planifikuar të eliminonte edhe portën USB-C për ta bërë pajisjen iPhone e parë pa asnjë lloj porte.
Idenë Apple e holli në përgjigje të rregullimeve Europiane. Sipas Gurman Apple ka vendosur që këtë ide mos ta implementojë me iPhone 17 Air por me gjeneratat pasuese në varësi të suksesit që ky model do të ketë.

Kompania pritet të lançojë katër iPhone këtë vit ku njëri i quajtur iPhone 17 Air do të jetë 2mm më i hollë sesa modelet e tjera. Sipas Gurman iPhone 17 Air do të kushtojë 900 dollarë dhe të qëndrojë mes modeli bazë iPhone 17 dhe modeleve të segmentit të lartë iPhone 17 Pro.
Do të karakterizohet nga një ekran 6.6-inç, Ishulli dinamik dhe butoni Camera Control. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente