
Shtëpia e Bardhë mirëpret sot samitin dedikuar industrisë së kriptomonedhave
Elita e industrisë së kriptomonedhave do të takohet me presidentin Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme për të diskutuar sesi qeveria Amerikane do të implementojë vizionin e Trump për ta bërë vendin “kryeqytetin kripto të botës.”
Trump do të presë aktorët e ekosistemit si Michael Saylor, CEO i MicroStrategy, Zach Witkoff, një prej themeluesve të biznesit kripto të vetë presidentit World Liberty Financial dhe CEO-n e Coinbase Brian Armstrong.
CEO i Robinhood Vlad Tenev gjithashtu do tu bashkohet. Pjesëmarrësit presin që evenimenti të përqendrohet tek planet e Trump për të ndërtuar një rezervë strategjike që përmban Bitcoin dhe katër kriptomonedhat e tjera.
Ditën e Enjte Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për themelimin e rezervës duke i kërkuar Thesarit Amerikan të zhvillojë një strategji neutrale të buxhetit për blerjen e Bitcoin.
Samiti pritet të mbahet në 19:30 me orën tonë lokale. Mbajtja e këtij samiti u njoftua më 28 Shkurt. Aktorët e ekosistemit thanë se ishin optimistë për të punuar me një administratë që e sheh kripto-n si një klasë asetesh të zakonshme dhe shprehën shpresën për një proces të drejtpërdrejtë rregullator. /PCWorld Albanian
Burimi