
One UI 7 vjen në telefonët Samsung më 7 Prill
Samsung njoftoi se One UI 7, softueri i saj i smartfonëve bazuar në Android 155, do të fillojë të lançohet në telefonët dhe tabletët ekzistues më 7 Prill në mbarë botën.
Së bashku me përditësimin e telefonëve në Android 15 dhe disa përmirësime të ndërfaqes, One UI 7 përqendrohet i gjithi në inteligjencën artificiale.
Do të jetë i disponueshëm fillimisht për seritë Galaxy S24, modelet me ekrane me palosje Galaxy Fold 6 dhe Flip 6, seritë Galaxy S23, Galaxy S24 FE, Galaxy S23 FE, Fold 5 dhe Flip 5 si dhe tabletët Tab S10 dhe Tab S9.
Versioni më i ri forcon integrimin me Google Gemini duke e bërë atë asistentin kryesor si dhe i hap rrugë veprimeve të tij me disa aplikacione. Gjuha natyrale e kërkimit vjen në aplikacionin Settings. Elementi Now Bar sjell mini-alikacionet dinamike në ekranin e bllokimit.
Mjetet e ndryshme AI të Samsung morën edhe përditësime performance së bashku me funksionalitetin e ri Audio Eraser që eliminon zhurma të ndryshme nga një video.
One UI 7 ka qenë e disponueshme për Galaxy S25, S25 Plus dhe S25 Ultra kur dolën në shitje në Shkurt por gjithashtu gjendet tek smartfonët e rinj të segmentit të mesëm si Galaxy A56, A36 dhe A26 prezantuan në fillim të muajit.
/PCWorld Albanian
Burimi