Intel shpreson të ndryshojë fatin me emërimin e një CEO të ri

Intel shpreson të ndryshojë fatin me emërimin e një CEO të ri

Intel ka një lider të ri ndërsa shpreson të ndryshojë fatin e saj pas një periudhe sfiduese për prodhuesin e çipeve. Kompania njoftoi ditën e sotme se Lip-Bu Tan do të shërbejë si CEO prej 18 Marsit.

Ai merr rolin e dy CEO-ve të përkohshëm David Zinsner dhe Michelle Johnston Holthaus të cilët drejtuan kompaninë pasi Pat Gelsinger u tërhoq në fund të vitit të kaluar.
Si pjesë e detyrës, Tan do ti bashkohet edhe bordit të drejtorëve të Intel. Ai më përpara ka qenë anëtar bordi por u largua pas dy vitesh në Gusht të 2024. Ndërsa largimi u pa si një vendim personal i Tan, burime të ndryshme sugjeronin se ai ishte i pakënaqur me kulturën dhe strategjinë e kompanisë.

Tan është një veteran i industrisë së gjysmëpërçuesve dhe softuerit. Ai ka shpenzuar më shumë se një dekadë si CEO i Cadence Design Systems dhe 19 vite pjesë e bordit drejtues.
Ai ka një histori të gjatë si investitor në teknologji dhe ka bashkëthemeluar kompaninë Walden Catalyst Ventures dhe Walden International.

Intel tërhoqi reagime negative vitin e kaluar për problemet me paqëndrueshmërinë e procesorëve, pasuar nga një numër i madh pushimesh nga puna.
Por zemra e problemeve të saj daton shumë më larg dhe mund të duhet më shumë sesa thjesht një CEO i ri për të shpëtuar anijen nga fundosja. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente