
Elon Musk hedh dyshime se sulmi DDoS ndaj X erdhi nga Ukraina
Ekspertët kanë hedhur dyshime lidhur me pretendimet e Elon Musk se sulmi kibernetik ndaj X u shkaktua nga Ukraina.
Platforma e monitorimit DownDetector tha se kishte marrë mëse 1.6 milionë raportime probleme me sajtin e medias sociale nga përdoruesit në mbarë botën gjatë ditës së Hënë.
Shumica e përdoruesve që po përpiqeshin të aksesonin platformën ngeleshin në një cikël hapjeje ose rifreskimi. Musk i cili ka qenë kritik i vazhdueshëm i Ukrainës dhe presidentit të saj Volodymyr Zelenski tha se sulmi kishte ardhur prej tyre duke mos ofruar asnjë provë për pretendimet e bëra prej tij.
Në rrjetin social X ai tha se është një sulm i një grup të madh të koordinuar ose i ndonjë vendi. Megjithatë identifikimi i burimit të një sulmi DDoS si ai që goditi X është i pamundur duke qenë se është një rrjet i gjërë pajisjesh në mbarë botën që po dërgon trafik.
Nuk është hera e parë që Musk thotë se X është vënë në shënjestër të sulmeve DDoS por asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar. /PCWorld Albanian
Burimi