
Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA
Tregu i kriptoaseteve vijon të humbasë terren ndërsa tregtuesit po rivlerësojnë impaktin e tensioneve globale të tregtisë mbi aktivitetin ekonomik por edhe impaktin që do të ketë rezerve strategjike e Bitcoin krijuar nga presidenti Amerikan Donald Trump.
Bitcoin ra deri në 80,182 dollarë në orët e vona të së Dielës përpara se të rikuperohej mëngjesin e së Hënës në 82,405 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinGecko. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 9.7 përqind krahasuar me një javë më parë.
Ethereum gjithashtu humbi 10 përqind të vlerës në 7 ditë duke ndërsa gjatë ditës së Dielë ju afrua shumë pranë kufirit të 2,000 dollarëve. Aktualisht tregtohet me 2,101 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.
Pavarësisht se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte duke themeluar zyrtarisht një Rezervë Strategjike të Bitcoin dhe autorizuar krijimin e një rezerve tjetër të aseteve dixhitale, industria vijoi rënien.
Vendimi i Trump urdhëron Sekretarin e Thesarit dhe të Tregtisë të zhvillojnë strategji neutrale të buxhetit për të blerë më shumë Bitcoin. Menjëherë pas lajmit Bitcoin ra me 5 përqind ndërsa analistët thonë se investitorët kanë keqinterpretuar komentet e Trump.
Rezerva e Bitcoin fillimisht do të plotësohet me Bitcoin-ët e konfiskuar nga aktivitete të paligjshme dhe kriminale edhe pse mbetet për tu parë sa prej tyre do të ruhen. Qeveria Amerikane mban rreth 198,000 Bitcoin që vlerësohen me rreth 16 miliardë dollarë me çmimet ekzistuese.
Urdhri gjithashtu mandaton një rishikim 60-ditor të Thesarit të konsideratave ligjore dhe investuese për rezervën, ndërsa Thesari dhe Tregtia duhet të eksplorojnë mënyra për të blerë më shumë Bitcoin pa ndikuar në buxhetin federal ose pa ju kushtuar taksapaguesve.
/PCWorld Albanian
Burimi