Apple mbyll një problem sigurie përdorur në disa sulme të sofistikuara

Apple mbyll një problem sigurie përdorur në disa sulme të sofistikuara

Apple dërgoi disa përditësime për një problem sigurie i cili sipas kompanisë mund të jetë përdorur në sulme të sofistikuara ndaj individëve të vënë në shënjestër në mënyrë specifike.

Problemi zero-ditor i sigurisë gjendej në WebKit, motorin e shfletuesit që fuqizon Safari dhe aplikacionet të tjera. Përmes tij hakerët mund të thyenin mbrojtjen Sandbox të Safari tha Apple.
Një Sandbax është pjesë e sisteimit operativ i cili edhe nëse kompromentohet mund të mbajë hakerët larg të dhënave në pjesët e tjera të sistemit. Apple dhe se përditësimet janë bërë të disponueshme për Mac, iPhone, iPad, Safari dhe pajisjen e saj Vision Pro. Apple theksoi se sulmi është bërë ndaj pajisjeve me iOS 17.2 ose më të vjetër.

As hakerët as objektivët e tyre nuk u zbuluan nga Apple. Në Shkurt kompania përdori të njëjtën gjuhë për një sulme ekstremisht të sofistikuar të cilat kishin në shënjestër individë të caktuar. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente