Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Në Patos rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë. Masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth. Zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë situatën edhe më kritike.