Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan vijon prej disa ditësh pastrimin e përroit të Manazderes, një nga dy përrenjtë kryesorë që përshkojnë qytetin. Ky përrua buron nga malësia e Shkumbinit të Sipërm dhe sjell një sasi të konsiderueshme inertesh, sidomos gjatë reshjeve të dendura. Aktualisht në terren ndodhen 6 makineri që mundësojnë pastrimin e rreth 200 metër kub mbetjesh çdo ditë. Pjesa që po pastrohet përfshin një sipërfaqe të betonuar prej 1.4 kilometrash. Ky aks është ndotur si pasojë e inerteve të sjella nga zona e Godoleshit, por edhe për shkak të amortizimit të digave të ndërtuara në vitin...