“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Gjatë një konference për mediat, ku prezantoi vendimmarrjen e politikës monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se fokusi i raportit ka qenë ndikimi që mund të kenë çmimet në ekonomi. Sejko paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, si dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike. “Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ky parashikim bazohet...
Burimi:
javanews.al