Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, para godinës së qeverisë janë vendosur në formë rrethore karriget e Kryeministrisë, si një tryezë e hapur diskutimi, ndërsa mbi to janë vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG”. Por përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.
Burimi:
gijotina.com