Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë 44 qendra votimi në Qarkun e Dibrës, me qëllim rinumërimin vetëm të votave të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KQZ-së ditën e mërkurë. Vendimi është marrë pas një kërkese ankimore të bërë nga kandidati i Partisë Demorkatike, Xhemal Gjunkshi, i cili ishte renditur i treti dhe nuk mundi të siguronte një vend në parlament. Objekt i kërkesës së Gjunkshit është verifikimi i votave preferenciale të kandidatëve brenda listës së PD-ASHM, për të parë nëse ka pasur mospërputhje apo gabime në administrimin...
Burimi: Gijotina.com